Dëgjone Ali Ahmetin, a po e akuzon Koronavirusin që BDI nuk e fitoi kryeministrin shqiptar!? (Video)

Kryetari i BDI-së ka folur me zë mjaft të ulët, duke prezantuar Marrëveshjen qeveritare të arritur për koalicionin LSDM-BDI dhe duke konfirmuar në mënyrë indirekte se ka hequr dorë nga kryeministri shqiptar. Ai duke prezantuar marrëveshjen mes tjerash ka përmendur pandeminë si shkak për arritjen urgjente të marrëveshjes, që sipas disa analistëve krijon përshtypje se Koronavirusin po mundohet ta shfrytëzojë si shkak që nuk arriti të realizojë kërkesën për kryeministër shqiptar, kërkesë që sot e ka quajtur vetëm si “ide”.