Liverpooli i ka barazuar shifrat në 1-1 në ndeshjen e parë të fazës së re të Ligës së Kampionëve përballë Milanit.
Derisa Rossonëerët shënuan për 1-0 në minutën e tretë me anë të Christian Pulisic, që u asistua nga Alvaro Morata, erdhi edhe reagimi i The Reds.
Derisa u krijua një mundësi e mirë për skuadrën angleze në minutën e 23-të, Ibrahima Konate nuk dështoi.
Trent Alexander-Arnold harkoi në zonë nga një goditje dënimi, derisa mbrojtësi i Liverpoolit realizoi me kokë për 1-1. /Telegrafi/