Ish-anëtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, përmes një postimi në facebook, e ka qutjuar këshilltarin e ish presidentit, Hashim Thaçi, Bislim Zyrapin si dëshmitar të rrjeshëm ose të trembur të Hagës.
Në postimin e tij, Ibrahim Kelmendi ka treguar edhe një moment kur sipas tij, Xhavit Haliti e kishte sharë ushtarakun, Naim Malokun.
“Kur Xhavit Haliti fyu Iliri Konushevcin, i cili e pyeti Xhavitin për një projekt për Sektorin logjistik në Shqipëri, të cilin e kishte përpiluar pikërisht Bislim Zyrapi me kolegë të tij, me kërkesë të Iliri, dhe Xhaviti ia grisi pa e pa, duke demonstruar arrogancën e tij si bos i UÇK-së; kur më 14 prill 1998 Xhavit Haliti shau edhe Ushtarakun Naim Maloku (në takim në Hotel “Tirana”), unë u përcaktova për veprim konkret: ta shoqëroja Naim Malokun deri në Tropojë, sepse ai tha se nuk do priste më përgjigje nga shtabi i Xhavitit, por do hynte në Kosovë, njëherit i tregova Bislimit të vërtetën se UÇK-ja nuk kishte shtab, prandaj ushtarakët duhej të hynin vet në Kosovë dhe ta formonin ate”, ka shkruar Kelmendi, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
KOLONELI BISLIM ZYRAPI – DËSHMITAR I RREJSHËM APO I TREMBUR?
Rastësisht dje e gjeta në internt tekstin e aktgjykimit të Gjykatës së Hagës, ndaj Ramush Haradinaj, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt, të datës 29 nëntor 1912. Aty hasa edhe në një dezinformim skandaloz që qenkësh përgjyqësuar në këtë aktgjykim:
“Deri nga pranvera e 1998, anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ishin Sokol Bashota, Raif Gashi, Xhemajl Fetahu, Adem Grabovci, Xhavit Haliti, Ilir Konushevci, Jakup Krasniqi, Azem Syla (Sula), Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Xhavit Zeka.”
Në fusnotën nr. 22, trupi gjykues ka bërë sqarimin se kjo informatë është e bazuar në dëshminë e Bislim Zyrapit.
Jam llahtaris nga ky dezinformim, që arrinë deri atje sa në aktgjykim të thuhet gabimisht edhe emrin e Xhavit Halitit, duke ndërruar mbiemrin Haliti me nofkën “zeka”!
Qysh kur ka ardhur në Tiranë Bislim Zyrapi me kolegë të tjerë ushtarakë, 4-5 ditë pas Epopesë në Prekaz, nga Kryesia e Lëvizjes, – e cila po improvizonte shtab të UÇK-së, meqë nuk ekzistonte, – jam ngarkuar të përkujdesëm për strehim të ushtarakëve në Tiranë. Ushtarakët paraqiten kërkesën konstruktive ndaj shtabit të përgjithshëm, që të sistemoheshin sa më shpejt në UÇK në Kosovë. Por, meqë shtab nuk kishim, secili simulonim sikur ai ekzistonte, me mendim se ashtu nuk do t’i dmoralizonim ushtarakët. Fatkqësisht nuk kishim shtab t’iu përgjigjej kërkesës së tyre. Dhe kështu taktizuam deri nga mesi i prillit 1998.
Kur Xhavit Haliti fyu Iliri Konushevcin, i cili e pyeti Xhavitin për një projekt për Sektorin logjistik në Shqipëri, të cilin e kishte përpiluar pikërisht Bislim Zyrapi me kolegë të tij, me kërkesë të Iliri, dhe Xhaviti ia grisi pa e pa, duke demonstruar arrogancën e tij si bos i UÇK-së; kur më 14 prill 1998 Xhavit Haliti shau edhe Ushtarakun Naim Maloku (në takim në Hotel “Tirana”), unë u përcaktova për veprim konkret: ta shoqëroja Naim Malokun deri në Tropojë, sepse ai tha se nuk do priste më përgjigje nga shtabi i Xhavitit, por do hynte në Kosovë, njëherit i tregova Bislimit të vërtetën se UÇK-ja nuk kishte shtab, prandaj ushtarakët duhej të hynin vet në Kosovë dhe ta formonin ate. Që do të thot, Bislimi qe informuar për të vërtetën. Përse atëherë Bislimi ka bërë dëshmi të rrejshme në Hagë? Sepse e kanë mashtruar komplotistët, apo sepse e kanë kërcënuar të gënjente, meqë kisha dëgjuar se Hashimi duhet ta kishte rreh Bislimin që të bëhej i dëgjueshëm vetëm ndaj urdhërimeve të tij?!
Për ata që nuk kanë informim, deri më 27 janar 1997, kur në Prishtinë është arrestuar Nait Hasani, ekziston i ashtuquajturi „shtab qëndror“, të cilin e komandonin Xhavit Haliti e Azem Syla. Ai përbëhej nga Nait Hasani, Rexhep Selimi, Sokol Bashota dhe Xheladin Gashi. Ai shtab simulonte sikur po komandont ushtri, por nuk i kishte as 7-8 pjesëtarë. Gjatë kohës sa ai ka ekzistuar ai „shtab“, nuk ka ka zbatuar asnjë sulm gueril. Pardon: Rxhep Selimi ka rrëfyer njëherë në një intervist televizive, se në një mbrëmje, pasi ka dal nga byrektorja „Bosna“, e cila gjendje përball Pallatiti të Radio Prishtinës, ka shkuar deri të baraka prapa atij pallati dhe ka hedh një granatë në oborrin e barakës, për t’i trembur refugjatët serbë, të vendosur aty. Sipas akt-gjykimit të Nait Hasanit, të dhjetorit 1997, sylmet e tyre dështonin në finalizim – dikuj nuk i shkrepte granata, dikur i bllokohej arma, dikush nuk delte në kohë në takim të planifikuar, etj. Megjithatë edhe ai “shtab qëndror” u zhbë kur u arrestua Nait Hasani…
Këto emra dhe ky shtab (inkezistent) që i paskësh „dëshmuar“ Koloneli Zyrapi janë GËNJESHTËR skandaloze! Jam kurreshtar të di përgjigjen e tij të sinqert, përs ka gënjyer kur ka pas lirinë të thoshte „nuk e di“ apo të heshtte.
Historianët botëror do të mund ta përdorin edhe këtë aktgjykim si burim autentik për ta plasuar këtë gënjeshtër për të vërtet historike…