Kosova pranon një donacion të radhës nga Hungaria për luftimin e COVID-19

Zemaj tha se sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadori i Hungarisë, Jozsef Bence, ndër to maska dhe rroba mbrojtëse.

“Hungaria gjatë pandemisë ka sjell ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Zemaj theksoi se shtetet mike, janë vlerë e Kosovës, ndihma në kohë të vështirë, miqësia dhe besimi ndërshtetëror e forcojnë këtë vlerë.