E dashura e Seldit flet për lidhjen me të: Në fillim e kam paragjykuar, ndërsa tani…

Këngëtari i njohur shqiptar, Seldi, është shumë i suksesshëm në muzikë.

Mirëpo edhe jeta e tij private gjithmonë ka qenë e komentuar, sidomos këto kohët e fundit.

Seldi në muajin shtator e ka zyrtarizuar lidhjen me modelen Sindi Cela mirëpo tani u mor vesh që gjithçka ka nisur më herët. Kjo e fundit ka vendosur që të tregohet e hapur për ndjekësit në Instagram dhe në mesin e shumë pyetjeve nuk ka munguar edhe ajo për Seldin.

E pyetur se çfarë është Seldi për të, modelja e cila jeton dhe vepron në Belgjikë nuk ngurroi të përgjigjej.

“Ai është në radhë të parë shoku im më i ngushtë që kam”, ishte përgjigja e saj.

Dikujt prej ndjekësve i ka interesuar se kur ka filluar lidhja e tyre e dashurisë.

“Në fakt kemi qenë shumë kohë më përpara të lidhur, në momentin që unë kam dëgjuar këtë këngën, i kam thënë se duhet të publikosh patjetër. Gjithçka shkon shumë mirë, perfektë momentalisht. Në fakt në fillim e kam paragjykuar shumë Seldin, por kur u njoha pastaj më doli komplet kundër. Është një djalë shumë i thjeshtë, i sjellshëm, i edukuar dhe i respektueshëm”, u shpreh ajo.