I uroi vdekjen, Anxhelina i kthehet ashpër ndjekësit që i shkroi kundër Trixës

Beatrixa Ramosaj është banorja që është përfolur shumë pas lidhjes së saj me Donaldin.

Ajo morri shumë kritika të mëdha me pretekstin se ‘rrëmbeu’ Donaldin nga Bora.

Përtej kësaj ajo si duket po merr kritika edhe më të ashpra sa t’i urojnë vdekjen.

Vajza e tezës së saj Anxhelina e mbështetur Trixën, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

‘Shpirt i bardhë’, shkruhet krah fotos së postuar nga Anxhelina.

Por pas kësaj këngëtarja ka hasur në një mesazh aspak të hijshëm.

Tek mesazhet e saj gjendet edhe një shkrim i llojit të tillë: ‘Në qoftë se është kaq e bardhë të shkojë në parajsë pra, meqë paska mbetur bardhësia tek ajo’.

Këto fjalë nuk i kanë pëlqyer aspak Anxhelinës, e cila ka publikuar bisedën ku edhe i është përgjigjur ndjekësit.

‘Sa pa punë duhet të jesh dhe sa jetë mizerabël duhet të kesh ti që i uron dikujt vdekjen. Njeri i shpifur, të pastë zoti në dorë’, ka shkruar Anxhelina.

Beatrixa gjithashtu ka marrur akuza se nuk po luan lojën e saj por po jepet vetëm pas Donaldit.