I tregoi litarin Antonelës, a është penduar Elvisi?

Ish-konkurrenti iu është përgjigjur disa pyetjeve në rubrikën “Ask me a question”, shkruan lajmi.net.

Nga ndjekësit e tij ai është pyetur edhe për situatën me Antonelën e cila u bë edhe shkaktar që ai të largohet nga programi.

“Arrin ta kuptosh se ke gabuar me foton? Edhe pse se pëlqej Antonelën fare”, ka qenë pyetja e ndjekësit, teksa Elvisi i ka kthyer përgjigje.

Ndër të tjera, Loco tha se ka gabuar por nuk e ka menduar se njerëzit mund ta keqkuptonin deri në atë mënyre sepse sipas tij një njeri me mendje të shëndosh nuk ia tregon askujt litarin.

Tutje i njëjti shton se ai e ka përdorur në mënyre figurative atë megjithatë ka kërkuar falje për veprimin e bërë por që nuk i mjaftoi të vazhdoi të qëndroi në program./Lajmi.net/