Dua Lipa fiton çmimin “Grammy” për albumin më të mirë pop

Dua Lipa kishte zgjedhur një veshje me të brendshme rozë për një performancë të egër gjatë ceremonisë së mbushur me yje në Los Angeles, transmeton lajmi.net.

Artistja e njohur u nominua në total prej gjashtë çmimesh dhe fitoi Grammy për Albumin më të mirë Vokal të Popit, teksa mahniti fansat me një interpretim të hiteve të saj Levitating dhe Don’t Start Now.

Secila nga njëmbëdhjetë këngët e albumit Future Nostalgia shpërndan një ndjenjë euforike që rritet nga tingujt e pa rezistueshëm. Sigurisht, albumi për suksesin e vet i ka borxh të madh së kaluarës nostalgjike e veshur me shkëlqimin e këngëve në disco dhe muzikës së viteve ’80. Këngët e Lipës janë të paturpshme në dëshirat e tyre, qoftë për të dalë me ish-të dashurin apo për të takuar dikë të ri.

Dua me këtë album mori epitetin si ‘alfa e discos’.

Ky është çmimi i saj i parë në edicionin e 63-të të ndarjes së çmimeve prestigjioze. Më 2018 kishte fituar dy çmimet e para Grammy në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance.

Dua mori vëmendje edhe me paraqitjen e saj së pari u ngjit në skenë me një fustan rozë të mbuluar me diamante ndërsa filloi performancën e saj me një version më të ngadaltë të këngës Levitating.

Këngëtarja më pas kaloi në veshjen e saj të dytë, një xhaketë sportive të purpurt për të treguar lëvizjet e saj më të mira gjatë kërcimit me reperin DaBaby.

Duke shfaqur linjat e saj, Dua u shfaq joshëse gjatë performancës e cila papritmas kaloi në hitin e saj më të madh Don’t start now.

Më herët në mbrëmje, ajo siguroi që të merrte vëmendjen ndërsa ecte në tapetin e kuq të mbushur me yje.

Këngëtarja tregoi figurën e saj të bujshme me një fustan të tejdukshëm me një ndarje të fortë deri në kofshë.

Ylli përfundoi pamjen e saj me makijazh një hije rozë që përputhej me veshjen./Lajmi.net/