I thanë se nuk ka raporte të mira me Donaldin, përgjigjet Arbana Osmani

Einxhel dy netë më parë, ka konfirmuar shtatzëninë e saj të parë me Dj Dagz.

Arbana Osmani ka reaguar ndaj këtij lajmi përmes një postimi, ku ndau foto me disa nga ish banorët e “BBV”, shkruan lajmi.net.

Ajo që ra në sy tek ndjekësit e moderatores ishte mungesa e Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, më të përfolurit e edicionit tek fotot e postuara.

Aktori dhe këngëtarja kanë qenë ndër më të komentuarit për shkak të historisë së dashurisë që nisën brenda shtëpisë së famshme, e cila përfundoi menjëherë pas përfundimit të “BBV”.

“Ndoshta në foto dalin vetëm ata që kanë raporte të mira me ty”, i tha një ndjekës moderatores.

“Fotot janë rastësore, ato që kisha në këtë celular që kam tani. Po ta vësh re mungojnë shumë konkurrentë të cilët për kontributin dhe emocionet që kanë sjellë në program, i vlerësoj dhe do t’ju jem mirnjohëse gjithmonë. Mos u përpiqni të bëni polemikë aty ku nuk ka”, i përgjigjet Arbana./Lajmi.net/