I riu Rijad Azizi, humbi jetën në një aksident në Gjermani (FOTO)

Të shtunën, në një aksident të tmarrshëm trafiku në Gjermani, e ka humbur jetën i riu Rijad Azizi, me origjinë nga fshati Hotël i Kumanovës, dhe me banim në Ludwigshafen am Rhein të Gjermanisë. Sipas rrëfimit të familjarëve të tij Bashkim Azizit, tanimë i ndjeri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, po kthehej me veturë për në shtëpi në Ludwigshafen, së bashku edhe me tre shokë tjerë. Papritmas ndodhë aksidenti me fatalitet, ku jetën e humb Rijad Azizi.
Familja Azizi ka hapur të pame në qytetin e banimit, Ludwigshafen të Gjermanisë./Gazeta Lajm