I punësuari në NQP Shkup infektohet me koronavirus

Nga NQP-Shkup thonë se personi nga kjo ndërmarrje i cili tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus me kohë është shtruar në spital dhe sigurojnë se ai nuk ka pasur kontakt me kolegët për më shumë se dy javë për shkak të zbatimit masës për qeveritare për lirimin nga puna të personave me sëmundje kronike.

Personi, siç njoftojnë nga NQP, nuk ka qenë i përfshirë në kryerjen e transportit publik, por është pjesë e stafit ndihmës (person i angazhuar për parkim) dhe ka pasur kontakte të kufizuara me punonjësit e tjerë.