I ndalohet e folura për 24 orë, Monika e thyen këtë rregull për të këshilluar Sarën

Dj Pm është banori më i ri në “BBV”, i cili që në klipin e prezantimit shprehu interesim për Sarën, shkruan lajmi.net.

Madje ata filluan të flirtonin në shtëpi duke qëndruar bashkë e madje edhe duke u përqafuar.

Por gjatë lojës që u zhvillua mbrëmë ai e zhgënjeu Sarën me përgjigje duke thënë se do lidhej për lojë.

 

Këtë gjë ajo e diskutoi edhe me Arjolën e Monikën, ku Monika theu rregullin nga Vëllai i madh vetëm për të këshilluar Sahrën.

Nuk dihet a do i falet ky veprim Monikës, pritet për tu kuptuar sot./Lajmi.net/