“I mundësuan dy personave nga Shqipëria të kalonin kufirin pa kontroll”, kallëzim penal për dy policë nga v.k. “Bllacë”

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është arashtruar kallëzim penal ndaj dy punonjësve të policisë në pikën kufitare “Bllacë”, përcjell TV21. Policët Q.A. dhe J.A. akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, respektivisht të njëjtit dyshohet se i kanë mundërsuar dy shtetasve të Shqipërisë që po kërkoheshin me urdhër ndalimi të kalojnë kufirin pa kontroll.

“Të akuzuarit, më datë 14.12.2022 kanë mundësuar arratisjen e dy personave me dokumente identiteti shqiptare, të cilët janë ndaluar në stacion pas kontrollit të kryer në lidhje me telegramin me masë ndalimi. Ata kanë mbërritur në vendkalimin kufitar me mjetin e pasagjerëve “Mercedes” në orën 13:25, dhe ndërkohë që po merreshin masat sipas telegramit, personat e ndaluar nuk janë siguruar nga punonjësit e policisë, ndërsa shoferi i automjetit nuk është kontrolluar. Rreth orës 16:00, i raportuari i parë ka lejuar drejtuesin e mjetit të hyjë në Republikën e Kosovës pa kontrolluar dokumentet personale dhe dokumentet për veturën. Në ora 16:20 vozitësi është kthyer në zonën e ndërmjetme me një automjet, ndërsa në orën 17:26 është futur në stacion dhe së shpejti është larguar së bashku me veturën dhe ka hyrë në Kosovë. Pas kësaj, pasi është konstatuar se personat janë larguar, të raportuarit nuk kanë marrë asnjë masë për gjetjen e tyre”, thonë nga MPB.