I moshuari nga Gostivari thotë se është mashtruar nga dy persona

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një 64-vjeçar nga Gostivari dje ka raportuar se ka qenë i mashtruar nga dy persona, njëri prej të cilëve ka folur në gjuhën arabe. Sipas raportimit të 64-vjeçarit, personat në fjalë i kanë kërkuar para vendase ndërsa i kanë lënë si garanci një valixhe me valuta të huaja, që kanë rezultuar se janë të falsifikuara.

“Gjashtëdhjetë e katër vjeçari V.J. nga Balindolli i Gostivarit, dje (04-tetor) në ora 12:20 në Tetovë ka raportuar se rreth orës 11 në rrugën “Beliçica” në Gostivar, dy persona meshkuj prej të cilëve njëri ka folur në gjuhën arabe e kanë mashtruar dhe ia kanë marrë paratë, sipas raportit ata paraprakisht i kishin kërkuar paratë, nën pretendimin se duhet t’ia tregoj bashkëshortes së njërit person, ku i kanë lënë një çantë, gjoja me valuta të huaja, si garanci se do të kthehen menjëherë. Siç po raportohet pasi që nuk janë kthyer, ai e ka hapur çantën dhe e ka vërejtur se në të nuk kishte para kështu që e kishte kuptuar se kishte qenë i mashtruar. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë.