I mërzitur për largimin e Efit – Luizi shpërthen në lot

Këngëtari Luiz Ejlli është padyshim një ndër personat më të komentuar që kur nisi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.

I konsideruar si një lojtarë i fortë brenda shtëpisë së famshme, ai krahas një historie dashurie që ka krijuar me moderatoren Kiara Tito, lidhi edhe një shoqëri me banoren tjetër, Efi Dhedhes.

Dyshja dolën hapur në përkrahje të njëri-tjetrit, megjithatë rrugëtimi i Efit u ndërpre mbrëmë pas një nominimi dhe që u zhvillua gjatë spektralit që solli eliminimin e saj.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Teksa u përqafu me të, Luizi i premtoi Efit që ‘do të marr hak’ për të, ndërkohë sot (e shtunë) ai është parë sërish i mërzitur për largimin e saj.

Këngëtari nisi ditën në oborrin e shtëpisë teksa pranë tij ndodhej edhe artistja e njohur, Valbona Mema.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Të dy diskutuan për largimin e Efit ndërsa në një moment edhe u përlotën teksa flisnin për të.

@3eriik 😢 #efidhedhes #luizejlli #fyp #bigbrother #bigbrothervipalbania #albania #viral #viralvideo #🇦🇱🇽🇰 ♬ original sound – 🦁

 

Ndryshe, kujtojmë që brenda shtëpisë së famshme aktualisht po vazhdojnë garën 11 banorë, teksa përflitet që në ditët në vazhdim do të ketë hyrje të reja. /Telegrafi/