“I lehtë të qoftë dheu jarani jem”, Ermal Fejzullahu reagon për vrasjen e Albert Krasniqit

Ai e ka kujtuar me një fotografi të publikuar në Instagram, shkruan lajmi.net.

“I lehtë të qoftë dheu jarani jem, RIP Albert Krasniqi”, ka shkruar Ermal Fejzullahu.

Rikujtojmë se i ndjeri ka qenë i njohur si fytyrë publike edhe në estradë, pasi që ka qenë pjesë e labelit “Babastars” po ashtu edhe sherri me reperin nga Shqipëria Noizy e bëri të famshëm në media.

Përveç Ermalit edhe shumë artistë tjerë shprehën ngushëllime për Krasniqin.