I kishin fshirë të gjitha fotot bashkë, Arbenita pozon sërish në krahët e Feros

Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli, në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar foto së bashku me Feron.

Dyshja njëherë i kishin fshirë të gjitha imazhet bashkë dhe aty lindën dyshimet se i kanë ndarë rrugët.

Mirëpo gjatë një interviste për “Mirage” ishte vetë Fero ai i cili në mënyrë indirekte e ka mohuar një gjë të tillë.

Tani çifti janë rikthyer me foto bashkë dhe duken shumë të lumtur.