Vazhdojnë shpërthimet në Holandë

Një letër-bombë sot ka shpërthyer në zyrën e ING bankës në Amsterdam, por askush nuk është lënduar, kumtoi zëdhënësja e bankës duke shtuar se ka pasur vetëm një shpërthim të vogël.

Gjatë kësaj jave janë raportuar disa raste të shpërthimeve në adresa të ndryshme në Holandë.

Dje shpërthyen dy letra-bombë, respektivisht në postat në Amsterdam dhe Kerkrad, ndërsa policia kumtoi se motiv i shpërthime është zhvatja.