I impresionoi mbrëmë me paraqitjen në Ligën e Kampionëve – drejtorët e Real Madridit po përgatisin një ofertë për Osimhen

Victor Osimhen i bëri përshtypje Real Madridit me paraqitjen e tij për Napolin në ndeshjen që përfundoi 3-2 në të mirë të madrilenëve, por një ofertë e ardhshme varet nga disa faktorë të ndryshëm.

Reprezentuesi nigerian nuk e gjeti rrjetën, por ai fitoi penalltinë që më pas u shënua nga Piotr Zielinski në Stadio Diego Armando Maradona.

Ai gjithashtu testoi portierin Kepa Arrizabalaga, por që gardiani spanjoll bëri pritje bravoroze.

Sipas Tuttomercatoweb, Osimhen i impresionoi drejtorët e Real Madridit mjaftueshëm që ata të konsiderojnë seriozisht një ofertë për golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar në Serie A.

Megjithatë, ka shumë faktorë të ndryshëm në lojë këtu që mund të ndryshojnë situatën në çdo mënyrë.

E para është se Osimhen ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re me Napolin dhe marrëveshja e tij aktuale do të skadojë në qershor 2025.

Tjetra është se Real Madridi po pret gjithashtu të shohë se çfarë do të ndodhë me objektivin e tyre afatgjatë Kylian Mbappen, i cili çdo verë duket afër largimit nga Paris Saint-Germain dhe megjithatë nuk e bën kurrë.