I ftohti kaplon Greqinë, probleme me energjinë elektrike dhe trafikun

Fronti i ftohtë “Leandros” goditi Greqinë me dëborë nga Selaniku në Atikë, me temperatura polare dhe me ndërprerje të energjisë elektrike, të raportuara në pjesën lindore të Selanikut, ndërsa zonat deri në Kretë në jug po presin një sulm me erëra të forta dhe shi që do të zgjasë deri të martën. Në lartësitë e Atikës, Greqisë Qendrore dhe Peloponezit, disa rrugë kërkojnë zinxhirë për në automjete, ndërsa në Atikë policia ka ndaluar në mënyrë parandaluese makinat nga pjesët e rrugës ”Tatoiou” dhe kamionë të rëndë nga pjesët e autostradës Athinë-Lamia.

Kufizime të ngjashme të trafikut dhe masa të tjera janë shqyrtuar në një takim të gjerë të mbajtur në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarëve. Në Greqinë Veriore pati reshje të mëdha dëbore. Trikala dhe Karditsa gjithashtu kanë përjetuar reshje të mëdha dëbore, po rrugët po pastrohen. Lamia, Nafpaktos dhe Agrinio kanë kryesisht probleme në rrjetin rrugor rural.