Diell por temperatura të ulëta, ky është parashikimi i motit për sot

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe i ftohtë. Në pjesët veriore mot i ndryshueshëm i vranët, gjatë natës me kushte që në disa vende të bie borë e dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar veriperëndimore, transmeton Alsat. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -13 deri në -4, ndërsa ajo maksimale prej -13 deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të lëviz prej -7 deri 3 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me re dhe me periudha me diell dhe erë mesatare veriperëndimore. Gjatë natës në pjesët e luginave do të ketë reshje të dobëta të borës. Temperatura minimale do të bie në -7, ndërsa maksimalja do të arrijë 0 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, ditëve në vijim, do të kemi mot të qëndrueshëm dhe të ftohtë me temperatura shumë të ulëta në mëngjes, ndërsa edhe temperaturat ditore deri të martën në pjesën më të madhe të vendit do të jetë nën zero. Nga e hëna deri të mërkurën do të kemi mot kryesisht me diell, ndërsa nga e enjtja vranësirat do të rriten dhe në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.