Ndahet nga jeta mjekja shqiptare

Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja specialiste, Eni Doko. Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Federatës së mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg.

Ajo shkruan se Doko ishte një njeri i mrekullueshëm dhe ka lënë pas një humbje të madhe për kolegët, familjen dhe miqtë.

 

Dr. Eni Doko, nje Mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshem eshte larguar nga jeta, duke i lene familjes nje humbje te pamase dhe Ne si Koleg dhe miq te saj, duke na privuar nga privilegji qe ta kishim prane ne vitet qe vijn.

Dr. Eni me te qeshuren, bukurine dhe driten tende do mbetesh perhera ne zemrat tona.

Dr. Eni me te qeshuren, bukurine dhe driten tende do mbetesh perhera ne zemrat tona”, shkruan ajo krah fotos. Doko jetonte ne Gjermani. Mjekja ka mbaruar studimet në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Në vitin 2016, ajo nisi punë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza’ dhe më pas u transferua në Gjermani.