I dashuri turk dedikim Gentës: Dashuria jote më çmend, do të të dua deri në fund të jetës

Genta Ismajli që prej kohës kur e konfirmoi lidhjen me turkun Husseyin Usta, nuk i ka ndalur imazhet krah tij, shkruan lajmi.net.

Çifti po e shijojnë në maksimum lidhjen e dashurisë, ndërsa nuk kanë munguar fotografitë e dedikimet për njëri-tjetrin në asnjë moment.

Së fundi, Huseyin Usta ka ndarë me ndjekësit një imazh, me anë të së cilit i shkroi fjalët më të ëmbla këngëtares.

“Jeta ime është e shkëlqyer sepse ti je me mua, më bën të lumtur edhe nëse ndihem i trishtuar dhe i lodhur. Buzëqeshja jote e bën jetën time të bukur dhe falë teje e gjithë errësira zhduket. Të dua sepse dashuria jote më çmend. Unë do të të dua deri në fund të jetës sime dhe dua të jem me ty gjithë jetën time”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Genta dhe Usta ndajnë jetën mes Truqisë dhe Zvicrës, ndërsa kohë pas kohe këngëtarja viziton edhe Kosovën.