Hynën me çallëm, dolën me bisht në dorë!

Shkruan: Fejzi Hajdari

Ky do te ishte përshkrimi më i mirë i mbedhjes së BDI’së në Reçicë të Vogël

1. Alija vazhdon t’i zevendesojë ‘Stupcat’, me deklarata sa kontradiktore po aq edhe qesharake… Pak par fillimit te mbledhjes me ate fjalorin stereotipik fshataresk i denjë për Oda katundi, përmend “retë e zeza”, por pas mbledhjes ishte ba pishman si Nastradini dhe thote se mosmarrëveshjet me Grupin e zjarrit jane “problem minor” (i vogël).

2. Grubi para takimit thotë “Grupi zjarrit nuk ekziston”, kurse ne fund te mbledhjes binë në ujdi që në mbledhjen e radhës të debatohet “për kërkesat e Grupit te Zjarrit”!

Në mbledhje erdhën me salltanate e çallëm, dolën me bisht në dorë!

PËRFUNDIMI: Alija dhe Grubi, njërën e flasin, ndryshe mendojnë, ndryshe veprojnë dhe krejt ndryshe ndjejnë!