Hungaria do të porosisë 1 milion doza të vaksinës kineze kundër Covid-19

E pakënaqur me ardhjen e ngadaltë të vaksinave nga BE-ja, Hungaria synon të porosisë 1 milion doza të vaksinës kineze. Lajmi është njoftuar nga kryeministri Viktor Orban në një radio publike. Bëhet fjalë për produktin Sinopharm, të përdorur dhe në Kinë në pjesë të ndryshme të botës, nga Turqia në Argjentinë. Zëdhënësi i Komisionit Evropian tha se BE nuk ka informacion mbi vaksinën kineze dhe nuk ka kontakte mbi këtë çështje me Kinën. Orban po kërkon autorizimin e produktit nga autoriteti hungarez i barnave dhe synon të veprojë duke anashkaluar rregullat e BE-së. Në Hungari, vaksinat Covid nga Pfizer dhe Moderna, të miratuara nga BE deri më tani janë administruar në 1% të popullsisë, por nuk ka ndonjë plan të vërtetë vaksinimi.