Hulumtim i IRI-t: Albon Xhemaili, kryetari më vlerësuar shqiptar në pushtetin lokal

Instituti amerikan IRI ka realizuar një hulumtim me fokus grupe të votuesve të papërcaktuar në 18 komuna ku janë marrë vlerësimet e tyre për punën e deritanishme të kryetarëve të komunave. Në këtë hulumtim kryetarët janë ranguar në tre grupe sipas vlerësimeve të qytetarëve. Në grupin e parë që janë vlerësuar pozitivisht gjenden vetëm tre kryetarë të komunave, Albon Xhemaili, kryetarë i Bogovinës, Mitko Jançev i Kavadarit dhe Nikollçe Iliev i Koçanit. Në grupin e dytë janë renditur shumica dërmuese e komunave dhe ky kategorizim është bërë për shkak se kryetarët e komunave kanë pasur edhe vlerësime pozitive edhe negative, nga grupe të ndryshe të fokusit. Ndërkaq negativisht në grupin e tretë janë radhitur kryetari i Çairit Visar Ganiu, Aerodromit Zllatko Marin, Kisella Vodë Filip Temellkovski, Gazi Babë Boris Gjeorgjievski, Çeshinovë-Obleshevë Goranço Kërstev dhe Prilep Ilija Jovanovski.

Gjatë hulumtimit qytetarët kanë dhënë edhe deklarata dhe sqarime konkrete për vlerësimet e tyre.