“Hukumat Sokaku” – Rruga më e vjetër turke në Kumanovë (FOTO)

Për nevoja të administratës, gjyqësorit dhe policisë turke, në vitin 1880 në afërsi të Xhamisë së Vjetër (Eski), u ngrit ‘Hukumat’-i (Konak, Hukumat), ku u vendosën kadia me autoritetet e tjera gjyqësore dhe policore. Në të u mblodh edhe Këshilli i qytetit.

“Hukumat Sokaku” – rruga më e vjetër turke në Kumanovë, ku kishte edhe një ndërtesë dykatëshe me material të dobët që ishte ngritur në vendin e së njëjtës godinë me funksion të njëjtë. Sipas ndërtesës, edhe rruga në periudhën turke quhej “Hukumat Sokak” (Hukumat-sokagi).

Po ashtu në këtë rrugicë, përveç xhamisë së sotme të Vjetër (Eski) që e njohim të gjithë, ka qenë edhe xhamia e Jenit (Xhamia e re). Xhamia Yeni ose “Nova”, siç e quanin të krishterët, gjendej në afërsi të “Xhamisë Eski” në tregun e Odunit (Tregu i drurit), në zonën ku sot ndodhet ndërtesa e Komunës së Kumanovës, dhe aty afër kishte edhe dyqanet e abaxhive. “Xhamia Yeni” ishte shumë më e vogël dhe më e thjeshtë se “Xhamia e vjetër -Eski” dhe u ndërtua në vitin 1803 nga Ibrahim Beu, një “i ardhur”, që punonte në administratën turke, si nëpunës. “Jeni Xhamia” u shkatërrua në vorbullën e Ballkanit dhe të Luftës së Parë Botërore.

Sahat Kulla e Kumanovës. ndodhej në afërsi, përballë “Xhamisë Eski”. Mendohet se është ndërtuar në të njëjtën kohë me “Xhaminë e Vjetër” (Eski), siç e përmend Evlija Çelebiu në udhëtimin e tij të vitit 1660. Ajo u shkatërrua, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në foto shihet edhe Kulla e Sahatit (Sahat Kulla), e cila sot mungon.

Bezisteni dhe “Qurçihana”, ndodheshin afër rrugicës së “Hukumat”-it.

Bezisteni ndodhej në vendin e hotelit “Kristal” të sotëm, të cilin e kishte ndërtuar Bahri Beu i Kratovës dhe kishte 26 dyqane tregtare.

Filip Gjosevski, gjeograf i diplomuar (KumanovoNews)