Hudson Odoi po kërkohet nga Bayern Munich

Bayern Munich janë të interesuar të nënshkruajnë me talentin e Chelseas, Callum Hudson Odoi.

Është trajneri i bavarezëve, Hansi Flick, që ka konfirmuar një gjë të tillë.

Bayern Munich ka larguar disa lojtarë, dhe e shohin të nevojshme të përforcojnë fazën e sulmit.

“Ai është një nga talentët më të mëdhenj në këtë pozitë. Prandaj është e ligjshme që ne në Bayern Munich të merremi me të”, ka deklaruar Flick, përcjell lajmi.net.

Përndryshe 19 vjeçari Callum Hudson-Odoi, e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen Chelsea – Crystal Palace.