Hristijan Mickoski pozitiv me Covid-19

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me anë të një statusi në fejsbuk ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Pas simptomave të para të lehta, kam marrë rezultatin nga testimi nga i cili del jam pozitiv në Covid-19. Edhe pse kam respektuar rekomandimet e punonjësve shëndetësor, megjithatë edhe kjo nuk ka mjaftuar. Ruani shëndetin tuaj”, ka shkruar Mickoski. /SHENJA/