“Hoze Armando” nga seriali “Esmeralda” me rezidencë luksoze në Miami

Fernando Colunga është një nga aktorët më të dashur për role në melodrama të ndryshme. Falë punës që ka bërë për gjatë më shumë se tre dekadave në botën e aktrimit, ai ka grumbulluar një pasuri të madhe që i ka shërbyer bërë një jetë luksoze Një prej tyre është pallati që bleu disa vite më parë në Miami, përë cilën thuhet se kushton një milion dollarë.

Edhe pse aktori e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë jetën e tij private, nuk dihet se me kë jeton në një pronë kaq të madhe, pasi siç e dimë nuk është martuar asnjëherë dhe nuk ka fëmijë, përcjell RTV21.

Sipas fotove të kapura nga paparacët, pallati i Fernando Colunga ka një pishinë dhe dekorime klasike në të gjithë brendësinë e saj.Për shkak se në vitin 2011, aktori u kap me të dashurën e tij të atëhershme Natalia Fernández duke hyrë në adresën e përmendur, ai kishte mbuluar hekurat e hyrjes kryesore në mënyrë që askush të mos ndërhynte në jetën e tij.

Kështu që dritaret dhe dera u mbyllën plotësisht dhe tani askush nuk mund të shohë se çfarë po ndodh brenda. Këto janë të lyera me ngjyrë jeshile.

Fernando Colunga konsiderohet si një nga aktorët më të paguar në Televisa. Sipas portalit About Español, aktori i lindur në Mexico City më 3 mars 1966 mund të fitojë deri në 85 mijë dollarë në muaj kur regjistron një telenovelë.

Edhe pse çdo gjë e mban rezervë, mesa duket aktori ka nisur një lidhje me aktoren Blanca Soto, ndonëse asnjëherë nuk e ka konfirmuar.

Aktori e ne njihet për rolin e “Hoze Armandos” në telenovelën e viteve të 90-ta “Esmeralda”./21Media