Hoxha “nxjerr hapur” Zekën: Merr pagë pa punuar në RTK, urgjent të hetohet; publikohet dokumenti i avokatit Gashi

Fadil Hoxha, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ka thënë se sot ka pranuar një letër njoftuese nga avokati Tomë Gashi, që i drejtohet drejtorit të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.

Në këtë letër, sipas tij, avokati Gashi e ka njoftuar drejtorin Kastrati, lidhur me të punësuarin e RTK-së Milaim Zeka, i cili akuzohet nga Prokuroria Speciale për katër vepra penale, përcjell Bota sot.

Hoxha ka thënë se është shqetësuese që Zeka merr pagë nga RTK-ja, pa shkuar fare në punë dhe pa kryer asnjë punë atje. Ai ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë urgjentisht këtë rast.

Reagimi i Hoxhës në Facebook:

Sot kam pranuar një letër njoftuese nga avokati Tomë Gashi, e cila i është drejtuar drejtorit të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.

Përmes kësaj letre, avokati Gashi e njofton drejtorin Kastrati lidhur me të punësuarin e RTK-së Milaim Zeka, i cili ka aktakuzë nga Prokuroria Speciale për katër vepra penale:

1.Mashtrim të 920 personave

2.Shmangie nga tatimi

3.Pastrim parash

4.Fotografim dhe incizim i paautoruzuar

Ajo çka është edhe me shqetësuese, i punësuari Milaim Zeka nuk vjen fare në punë dhe nuk kryen asnjë detyrë në RTK, përderisa pagën e merr në fund të çdo muaji.

Prokuroria do të duhej urgjentisht të merret me këtë rast në mënyrë që përgjegjësit për ekzekutimin e pageës së këtij personi të japin llogari për abuzim me paranë publike.

Image

Avokati Gashi e njofton drejtorin Kastrati lidhur me të punësuarin e RTK-së Milaim Zeka