Hoxha i Drenasit njofton për tri vdekje të reja nga COVID-19 në këtë komunë

Imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, ka njoftuar edhe për tri vdekje të reja nga COVID-19 në këtë komunë.

Ai tha se familjarët e tri viktimave të COVID-19 e kanë njoftuar atë. Dy në mëngjes, e një pak më vonë këtë të marte, njofton Klan Kosova.

“Tri viktimat janë nga xhemati i xhamisë ku jam imam unë”, tha Musliu për klankosova.tv.

Ndërkaq, ai ka bërë thirrje te bashkëvendësit e tij për shtim të kujdesit pasi rastet e vdekjes po shpeshtohen.