Hovenier: Kurti të ndërmarrë hapa për shtensionimin e situatës

Pas takimit të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, është deklaruar për media.

Hovenier tha se u pajtuan që situata duhet të deeskalohet, dhe tha se, sipas QUINT, kryetarët nuk është e nevojshme të dalin në punë çdo ditë.

“Pati dakordim se situata duhet të de-eskalohet por nuk di nëse mund të them se ka pajtim se si do të ndodh ky de-eskalim”. “SHBA beson, po flas edhe për kolegët, që nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur në veri të dalin në punë domosdosshmërisht çdo ditë. Në fakt, në afat të shkurtë, ne rekomandojmë që të mos ndodh kështu”, deklaroi Hovenier./21Media