Hoti sot ia dorëzon detyrën e kryeministrit Albin Kurtit

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti do të pranojë sot detyrën nga tashmë ish-kryeministri Avdullah Hoti. Pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet në ora 10:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. kështu është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit.
Ndërsa në ora 13:00 të mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë. Pas kësaj, Albin Kurti do të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Sipas agjendës, Kurti do të takohet edhe me ambasadorin e BE-së, Tomas Szunyog.