Hoti: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë

Deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti, ka folur për fjalimin e djeshëm të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në OKB.

Hoti ka thënë se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Kështu duhet parë fjalimin e Kryeministrit Rama në OKB: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, ka shkruar Hoti.