Një ngjarje e rëndë po hetohet në Burgun e Shtipit, pasi një i burgosur 59-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një të dënuar tjetër, i cili më pas është dërguar për trajtim në spital.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 30 qershor 2026, në ora 11:32, nga Spitali Klinik i Shtipit është raportuar se tek ata është sjellë nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Shtipit një i dënuar 39-vjeçar nga rajoni i Kavadarit.
Sipas denoncimit, brenda institucionit, një i dënuar 59-vjeçar nga rajoni i Strumicës ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj viktimës.
Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohet kallëzimi përkatës.





