Hong Kongu regjistroi 4.74 milionë vizitorë në janar, 24 për qind më shumë në baza vjetore, njoftoi Bordi i Turizmit të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, duke cituar të dhëna paraprake, shkruan “Xinhua”.
Midis tyre, rreth 3.73 milionë ishin nga krahinat e brendshme të Kinës, 25 për qind më shumë në baza vjetore.
Të dy shifrat vendosën një rekord të ri për ardhjet mujore të vizitorëve që nga pandemia Covid-19.
Vizitat jo nga krahinat e brendshme të Kinës në janar arritën në rreth 1.02 milionë, duke shënuar për të tretin muaj radhazi tejkalimin e një milion mbërritjeve mujore.
Foto nga VCG
Udhëtimet si për distanca të shkurtra ashtu edhe për të gjata patën rritje me mbi 20 për qind në baza vjetore.
Në dhjetor 2024, qeveria e SAT Hong Kongut publikoi Projektin e Zhvillimit për Industrinë e Turizmit të Hong Kongut 2.0.
Dane Cheng, drejtor ekzekutiv i Bordit të Turizmit, deklaroi se bordi do të intensifikojë promovimin e tregjeve të synuara dhe demografisë, për të tërhequr udhëtarët globalë përmes produkteve dhe përvojave të ndryshme turistike.