Hong- Kongu dhe Makao në një zhvillim të qëndrueshëm

Hong-Kongu po bën përparim të qëndrueshëm në rrugën e duhur të parimit “Një vend, dy sisteme”. “Një vend, dy sisteme” është një nismë me karakteristika kineze dhe rregullimi më i mirë institucional për ruajtjen e lulëzimit dhe stabilitetit afatgjatë pas kthimit në atdhe të Hong-Kongut dhe Makaos.

Qeveria qendrore po mbështet plotësisht kryeekzekutivin dhe qeverinë e rajonit të posaçëm administrativ në qeverisjen në përputhje me ligjin, duke përkrahur plotësisht Hong-Kongun për të shfrytëzuar plotësisht epërsitë e tij të veçanta, për të zhvilluar gjerësisht bashkëpunimin ndërkombëtar, për t’u integruar më mirë në situatën e përgjithshme të zhvillimit kombëtar dhe për të kontribuuar më shumë në përtëritjen e kombit kinez.

Presidenti kinez Xi Jinping në takimin me kryeekzekutivin e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut Li Jiachao (John Lee ) si dhe kryeekzekutivin e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos Ho Iat Seng , i inkurajoi ata në mbështetje të politikave zhvillimore të këtyre Rajoneve.