Këmbimi dhe Kleringu i Hong-Kongut (HKEX) kryesoi tabelën e ligës të IPO-s në botë për të dytin vit radhazi në vitin 2019 dhe për të 7-n herë në 11 vitet e fundit.
Mbi 180 kompani grumbulluan mbi 310 miliardë dollarë hongkongas (40 miliardë dollarë amerikanë), në debutimin e tyre në bursën e Hong-Kongut vitin e kaluar, duke u rritur 9% në krahasim me vitin 2018.
HKEX publikoi disa listime të nivelit botëror, përfshi atë të Alibaba Group Holding-ut dhe Budweiser Brewing Company APAC-ut.
HKEX tha se këto listime theksojnë interesimin e madh të bursës së Hong-Kongut për lëshuesit global dhe rajonal të aksioneve. (Xu Guang)