Hiti “Sarile” kopjohet nga një artist në Bullgari

Hiti i ditëve të fundit “Sarile” i këngëtarëve Mandi Nishtulla dhe Bes Kallaku ka arritur edhe në Bullgari.

Atje përveç se është dëgjuar edhe është kopjuar.

Artisti bullgar, Galin duket se e ka kopjuar këtë këngë të cilës i ka ndryshuar vetëm titullin dhe tekstin.

“Taka taka” është titulli i këngës së kopjuar nga artisti bullgar.

“Sarile” dhe “Taka taka” kanë dallim vetëm tekstin ndërsa koreografia dhe instrumentali janë të njejta.

YouTube player