Historike, Denver Nuggets shpallen kampion në NBA për herë të parë

Denver Nuggets janë shpallur kampion në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Nuggets mposhtën skuadrën e Miami Heat në ndeshjen e pestë me rezultat 94 – 89.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, me Heat që fituan dy çerekët e parë, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, më pas ishin Denver ata që morën nën kontroll ndeshjen dhe u shpallen kampion.

Në këtë ndeshje shkëlqeu serbi Nikola Jokic, i cili shënoi 28 pikë, dhe dhuroi katër asistime.

Kjo ishte seria e pestë e finaleve në NBA, ku Nuggets i fitoi katër prej tyre ndërsa Miami vetëm një.

Kjo është hera e parë që Nuggets shpallen kampion në NBA.