Historia prekëse e fotografisë së adoleshentit duke përqafuar qenin e tij

Qeni, i racës bokser me emrin Magui, pësoi infarkt për shkak të fishekzjarrëve në Esquel të Argjentinës.

Fotoja e pronarit të qenit është postuar në Facebook, nga organizata Adoptá Esterilizá Educá.

Përpjekjet për ta shpëtuar Magui-n, rezultuan të kota, sepse kur iu afrua ndihma, ishte shumë vonë.

Raste të ngjashme janë regjistruar edhe në Britaninë e madhe, ku disa këlyshë kanë pësuar atak në zemër prej zhurmave të forta e të menjëhershme.

Susan Paterson, pronarja e një qeni atje që pësoi të njëjtin fat, nisi një peticion online përmes të cilit kërkoi që të rishikohen rregulla në mënyrë të tillë që të kufizohet përdorimi i fishekzjarreve në ditë festash.

Paterson arriti të mbledhë më shumë se 500 mijë firma, ndërkohë që me mijëra firma ka marrë dhe një peticion tjetër, i cili këmbëngul që ti ndalohet fare publikut shitja e fishekzjarreve. /tch/