Historia e vrasjes së 24-vjeçarit shqiptar/ Dy serbë i hedhin benzinë mbi kokë

Agresioni serb ndër të parët në cak ka pasur shqiptarët në Bonsjën lindore. Zakonisht, njerëz punëtorë që kishin biznese, si furra buke, dyqane e lokale të vogla akulloresh. Paramilitarët e Artkanit vranë shumë shqiptarë në pranverën e vitit 1992, ndër ta Hajrush Ziberin nga rrethina e Shkupit. Fotografi Ron Haviv ka rritur ta fotografojë Ziberin, pak kohë para se ta vritnin. Në fotografi shihet si paramilitarët serb e kapin Ziberin. Në një fotografi tjetër dy paramilitarët serb i hedhin benzinë Hajrush Ziberit mbi kokë. Ai ishte vetëm 24 vjeçar kur e vranë.

Institucionet shqiptare ende nuk kanë bërë asgjë për të dokumentuar këto krime. Kemi institute të historisë në Prishtinë e Tiranë, Akademi Shkencash në Tiranë e Prishtinë, në Maqedoni shqiptarët kanë ndikim në jo pak institucione, kemi ministri kulture në tri shtete që mund të bëjnë diçka, kemi ministri të jashtme, kemi edhe institucione arsimore – askush, askush, askush nuk ka bërë gjë për këta njerëz, as shumica e mediave që kryesisht “investojnë” në ndotjen e ambientit publik për interesat e tyre kriminale. Sot shumë pak dimë për shqiptarë tjerë në Bosnjë që thika e kriminelëve serbë ua mori jetën.