Hiseni: Përmes kërcënimeve dhe intrigave partia në pushtet tenton të na heshtë

Pas pakënaqësive të mëdha politike sidhe nga jeta e vështirë ekonomike në RMV, pos qytetarëve kohës së fundit reagojn edhe veteranët e luftës. Ata po përgatisin Kuvendin ku do të zgjedhin edhe organet legjitime të saj. raporton portali NEWS33.

Puna, lëvizja dhe aktivitetet e ish luftëtarëve të denjë nuk i konvenon politikës aktuale në vend.

Partia në pushtet , përmes strukturave të saja tenton të heshtë zërin dhe të paralizon aktivitetet e SHVL-së përmes shantazhimeve dhe kërcënimeve indirekte duke shpifur dhe angazhuar persona nga Kosova.

Përpos të tjerëve që u janë kërcënuar me largimin e tyre nga vendi i punës, kohëve të fundit përsëri vazhdojnë kërcënimet edhe ndaj Kryetarit të SHVL UÇK-së z. Daim Hiseni.

Në një prononcim për News33 Daim Hiseni, konfirmoi një gjë të tillë duke thënë se këto tentativa aspak nuk na habisin. Sipas tij, këto janë gjëra të dëshmuara nga e kaluara e hidhur dhe të njohura për ne.

“Ata e vranë Harun Aliun, Shaban Zenunin, Isa Likën dhe shumë shokë të tjerë. Ne jemi të vetëdijshëm që veprimtaria jonë ju pengon strukturave sërbo-maqedone, por gjithashtu jemi të betuar që nuk heqim dorë nga ideali, betimi dhe veprimtaria jonë drejtë realizimit final të kërkesave tona. Shumë herë janë munduar të na degradojnë me anë të shpifjeve të ndryshme në adresë të ish luftëtarëve sidhe disa herë ka pas edhe tentative të likuidimit fizik përmes atentatit. E vetmja që mund të them: Zoti është i madh dhe këto qarqe të dorës së zezë të shtetit i ka demaskuar para se të kryejnë aktin dhe dy herë u dështoi akcioni. Për njërin rast kuptuam mësuam më vonë se kanë qenë të kyçur persona nga Prilepi si pjesë e ekipit të shërbimit shtetëror për pastrime” tha Hiseni, për News33.

Ai shton se ajo që i iriton është fakti se atë që nuk mundet ta arijnë politika sllave përmes sërbëve, e arinë përmes shqiptarëve gjakprishur./News33/