Higuain do të pensionohet në fund të sezonit

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, do të pensionohet në fund të sezonit nga futbolli i luajtur.

Lajmin për pensionimin e “El Pipitas” e ka konfirmuar vetë babai i futbollistit për TNT Sport, shkruan lajmi.net.

Gjatë karrierës së tij, Higuain ka luajtur për skuadra të mëdha, si Real Madrid, Napoli, Juventus, Milan e Chelsea.
Në repertuarin e futbollistit gjenden tre tituj kampionë të Spanjës, dy Kupa të Spanjës, tri Kupa të Italisë, një Europa League, një Superkupë e Italisë, tri Sccudetto e një herë golashënuesi më i mirë i ligës (36 gola me Napolin).

Lojtari së fundi aktivizohej në radhët e Inter Miami në Major League Soccer pas largimit nga Juventus.