Civilë të vrarë në Bucha (Ukrainë) gjatë pushtimit rus, kompania amerikane i ka pamjet (FOTO)

Imazhet satelitore të qytetit ukrainas Bucha, disa javë të vjetra, tregojnë trupat e civilëve në rrugë, njoftoi kompania private amerikane “Maxar Technologies”, duke përgenjeshtruar kështu pretendimet e qeverisë ruse se kinse “forcat ukrainase kanë vranë civilë” ose “i kane montuar skenat”.

“Maxar Technologies” i dërgoi Reuters, nëntë imazhe satelitore të Buçës të bëra më 18, 19 dhe 31 mars, transmeton HINA.

Čini se da najmanje četiri snimke prikazuju tijela na jednoj od gradskih ulica, točnije na Jablonskoj ulici. Grad je bio pod ruskom okupacijom do oko 30. marta.

Duket se të paktën katër të shtëna tregojnë trupat në një nga rrugët e qytetit, më saktësisht në rrugën ‘Jablonska’. Qyteti ishte nën pushtimin rus, deri më 30 mars.

“New York Times”, të cilës “Maxar” i dha një grup të veçantë fotografish nga Bucha, analizoi pamjet dhe prezantoi rezultatet në një artikull të botuar më 4 prill.

Bazuar në krahasimin e fotove me një video të rrugës në Buça, “New York Times” raportoi se video tregon të njëjtat skena dhe vendndodhje të trupit dhe se analiza konfirmon vërtetësinë e imazheve satelitore.