Higuain beson se epoka e Messit dhe Ronaldos është në fund: Tashmë kemi trashëgimtarë të tyre

Sulmuesi i njohur argjentinas Gonzalo Higuain beson se rivalitetit mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos po i vjen fundi dalëngadalë dhe se pasuesit e tyre do të jenë francezi Kylian Mbappe dhe norvegjezi Erling Haaland.

Ai e vlerësoi veçanërisht Mbappen, i cili duket drejt kalimit te Real Madrid, duke thënë se ka cilësitë dhe karakteristikat e nevojshme për ta rikthyer klubin Mbretëror në krye.

“Jam i vetëdijshëm që Messi dhe Ronaldo do t’i japin fund karrierës një ditë. Kështu është jeta… Personalisht, mendoj se Mbappe dhe Haaland do të jenë trashëgimtarët e rivalitetit mes Lionelit dhe Cristianos”.

“Kylian padyshim që i ka të gjitha karakteristikat dhe cilësitë për ta sjellë Realin në krye”, ka thënë Higuain.

El Pipita njihet si sulmuesi që ka pasur fatin të luajë me të dy (Ronaldon dhe Messin) në karrierën e tij.

 

Mbappe prej muajsh flitet si transferimi i madh i Real Madridit dhe kontrata e tij me PSG-në skadon në fund të këtij sezoni.

Klubi francez refuzoi 180 milionë euro nga Real Madridi verën e kaluar. Nga ana tjetër, Haaland është lidhur me një kalim te Barcelona ditët e fundit.