Në Kroaci në mesnatë fillon heshtja zgjedhore në prag të rrethit të dytë të nesërm nga zgjedhjet presidenciale, në të cilat 3.860.000 votues do të votojnë për Kolinda Grabar-Kitarooviq (HDZ) ose për ish-kryeministrin Zoran Milanoviq (SDP).
Heshtja zgjedhore do të zgjasë deri të dielën në orën 19:00, gjegjësisht deri në mbylljen e vendvotimeve.
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve u bëri thirrje kandidatëve, propozuesve të tyre, votuesve dhe mediumeve ta respektojnë heshtjen zgjedhore. Gjithashtu është kërkuar që heshtja të respektohet edhe në rrjetet sociale.
Në mesnatë skadon edhe afati për grumbullimin e donacioneve. Sipas raporteve, në të më e suksesshme është Grabar-Kitaroviq, e cila deri më 27 dhjetor nga donatorët ka fituar 2,3 milionë kuna (rreth 308.000 euro), ndërsa Milanoviq 913.000 kuna (rreth 110.000 euro).
Sipas sondazhit të fundit zgjedhor, të publikuar mbrëmë në Ditarin e Nova TV, 45 për qind e të anketuarve planifikojnë të votojnë për Zoran Milanoviq, ndërsa 42 për qind për Kolinda Grabar Kitaroviq.