Heshtje varri përballë Gjykatës Speciale, ku janë Hashim Thaçi e Kadri Veseli!?

Arrestimet e Gjykatës Speciale, dhe heshtja përballë tyre, është veprim i turpshëm nga ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe liderit të PDK-së Kadri Veseli, kur dihet se shpesh herë këta të arrestuar i kanë dal në krah, dhe e kanë ndihmuar edhe të vijë në pushtet, kur ishte deri para 1 viti.

Kështu kanë vlerësuar analistët politik ku sipas tyre, Kadri Veseli është treguar, dhe po tregohej i padrejtë ndaj shokëve te tij, duke u marr me veten dhe hallin e tij.

Sipas tyre, jo vetëm Kadri Veseli është duke heshtur, por gojën për arrestimet e veteranëve të UÇK-së e ka mbyllur edhe Hashim Thaçi.

Haziri: Mos reagimi i Veselit, është taktizim i tij

Image

Nexhat Haziri

Foto galeri

Analisti politik Nexhat Haziri ka thënë për gazetën “Bota sot” se mos reagimi i Kadri Veselit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe liderit të PDK-së, lidhur me arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale, është taktizim i  Veselit.

Sipas tij, Veseli cili dëshiron të paraqitet si njeri që respekton sistemin e drejtësisë, përkundër faktit që është njëri nga dy personat së bashku edhe me Thaçi që prokuroria e Gjykatës Special ua ka ngritur aktakuzat.

“Kadri Veseli nuk ka dashur që në një farë forme të ngarkohet edhe me ndonjë deklaratë sa i përket këtyre zhvillimeve me arrestimet e udhëheqësve të OVL të UCK-së, që më pas nga Gjykata Speciale të shihet apo konsiderohet edhe si një pengues apo nxitës të kundërshtimit të veprimeve nga Gjykata Speciale. Në fund të fundit duhet ta kuptojnë arrestimet e fundit janë normale dhe të pritshme dhe sit ë tilla nuk duhet dhe nuk kanë pse të kundërshtohen askush. Drejtësia duhet ta bëjë punën e vet”, është shprehur analisti politik Nexhat Haziri.

Mehmeti: Veprim i turpshëm nga Kadri Veseli

Image

Faton Mehmeti

Foto galeri

Kurse analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se Kadri Veseli po hesht ngase tani ai ka hall veten e tij, duke qenë se i është afruar shumë laku.

Sipas tij, Kadri Veseli po hesht, sepse po përgatitet për mbrojtjen tij, për dëshmitaret se kush janë etj, pra tani ka hallin e tij dhe jo të shokëve të tij.

“Megjithëse i takon që të thotë diçka në këtë drejtim, Kadri Veseli si edhe Hashimi duhet të flasin. Arrestimet e Gjykatës Speciale, dhe heshtja përballë tyre, është veprim i turpshëm nga Kadri Veseli kur dihet se shpesh herë këta të arrestuar i kanë dal në krah, dhe e kanë ndihmuar edhe të vijë në pushtet, kur ishte deri para 1 viti. Kadri Veseli është treguar, dhe po tregohej i padrejtë ndaj shokëve të tij, duke u marr me veten dhe hallin e tij”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Mehazi: Veseli e Thaçi heshtin për shkak mëkateve…

Image

Sylejman Mehazi

Foto galeri

Ndërsa njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë se veprimet e Gjykatës Speciale si shihet janë dy kahëshe.

Sipas tij, në fillim, Gjykata Speciale mori në pyetje politikanët më me ndikim në Kosovë, ish-komandantet e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerë, kurse tani arrestojnë një nga një krerët e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

“Normale se jo vetëm Kadri Veseli është duke heshtur, por gojën për arrestimet e Veteranëve të UÇK-se e ka mbyllur edhe Hashim Thaçi. Mos ndoshta mbyllja e gojës së Kadri Veselin e Hashim Thaçit shprehin frikë ndaj Gjykatës Speciale se mos zbulohen gjërat e pahijshme të tyre. Gjuha politike bashkëkohore e “spiuneve” është transformuar në “intervistë” që e ka kuptimin e spiunimit të shokëve të luftës, mos ndoshta kjo e ka bërë që Kadri Veseli e Hashim Thaçi heshtin për shkak mëkateve intervistuese spiunuese të tyre ndaj Organizatës së Veteranëve të UÇK-së? Politika bashkëkohorë “spiunimin e kanë transformuar në “intervistë” që e ka kuptimin e njëjtë, Hasha e Kadria intervistoi -spiunoi Gjykatën Speciale, e ajo burgos veteranet e UÇK-së”, ka thënë njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi.

Ndryshe, Gjykata Speciale tashmë ka arrestuar tre persona në Kosovë.