Heronjtë do të kthehen faqebardhë

Shkruan: Faton Halili

HERONJTË DO TË KTHEHEN FAQEBARDHË
Një jetë e tërë e përkushtuar për liri, komb dhe për atdhe. Shumë martirë që ranë për idealet e këtij populli, që kurrë s’luftoi për të zaptuar toka, siç bënë fqinjët tanë, po për të jetuar të lirë si popujt e tjerë në Evropë. Udhëheqësit e kësaj lufte çlirimtare kanë emra që do të mbeten thellë në kujtesën e këtij populli dhe do të mbeten krenaria jonë e lavdishme të cilët kontribuan dhe kurorëzuan fitoren kundrejtë një agresori shekullor.
Që nga Adem Demaçi e deri në organizimin e formacioneve ilegale të viteve 80’ta e 90’ta, kur ato u shndërruan në Ushtri Çlirimtare, qenë në ballë të proceseve dhe idealeve për çlirim dhe panvarësi.
Gjykata Speciale është krijuar nga vet ne , për t’i pastruar edhe njëherë njollat e hedhura nga armiqtë tanë, që një herë e përgjithmonë ta mbyllim këtë kapitull aq të lavdishëm, sa dhe të përvuajtshëm historikisht.
Ky unifikim mes elitave politike kohëve të fundit është për t’u përshëndetur, sa duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për t’i finalizuar dy proceset më të rëndësishme që nga panvarësia e vendit. Vërtetimi i pafajsisë të udhëheqësve të luftës së UÇK-së , edhe njëherë do t’ua mbyllë gojën të gjithë armiqve të jashtëm dhe infantilëve të brenshëm se aktakuza në Hagë ka qëllim ta njëllosë tërë luftën e drejtë të UÇK-së dhe ta dobësojë pozicionin e shqiptarëve para finalizimit të bisedimeve me Serbinë.
Ata që po i gëzohen kësaj fatkeqësie kombëtare janë bijtë e ish komunistëve që qenë të privilegjuar dhe u lartësuan në shkēmbim të shitjeve të interesave kombëtare. Është tmerr i vërtet sesi disa prej tyre janë sistemuar fuqishëm nëpër pozicione kyçe vendimarrëse dhe lumturohen në këtë fatëkeqësi, disa të heshtur, e disa edhe të zëshëm për eleminim total të veprimtarisë të këtyre elitave, me njollosje dhe përbuzje të skajshme se meritat për luftën i posedoka i gjithë populli shqiptarë, thuajse luftën e paska udhëhequr vetë populli…
Cili popull ?!
Populli i cili ishte nën trysni të vazhdueshëm për vite me radhë, populli i cili i vërshoj kufijtë e Bllacës dhe Shqipërisë .
Të arriturat tona kapitale kanë emër dhe mbiemër dhe ato duhen potencuar vazhdimisht, të gjithë ata që u organizuan në mënyrë vullnetare nëpër grupe treshe-ilegale( LPK , për 30 vite me radhë) , të gjithë ata që në mënyrë vullnetare kapën armët dhe ju bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , me në krye z.Hashim Thaçi dhe të tjerët , janë më meritorët e lavdisë tonë kombëtare .
Unë besoj se do të dalin faqebardhë .